BALLKANI

Presidentja Osmani takoi Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu

“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, shkroi Osmani pas takimeve

Agim Sulaj  | 04.02.2026 - Përdıtësım : 04.02.2026
Presidentja Osmani takoi Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu Burimi: Zyra e Presidentes

Prishtinë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), është takuar me Presidenten e Tanzanisë, Samia Suluhu dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Mahmoud Thabit Kombo, transmeton Anadolu.

Presidentja Osmani këto takime i zhvilloi në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes.

“Diskutim i hapur dhe miqësor, në vazhdën e marrëdhënieve të mira në mes të Kosovës dhe Tanzanisë”, shkroi Osmani pas takimeve.

Tanzania është një nga shtetet që e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2013.

Presidentja Osmani, po e përfaqëson Kosovën në Samitin Botëror të Qeverisjes. Në këtë Samit po marrin pjesë edhe shumë liderë nga mbarë bota, me të cilët Osmani do të ketë takime bilaterale për të diskutuar mundësi bashkëpunimi dhe projekte të përbashkëta.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın