Bojana Stojanovic
22 Nëntor 2019•Përditësim: 22 Nëntor 2019
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka arritur sot për vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa në Beograd është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).
Me intonimin e himneve të të dyja vendeve dhe nderimet më të larta, Pendarovski u prit para Pallatit "Serbia".
Më pas vijon takim kokë më kokë të dy presidentëve ndërsa më pas deklaratat për mediat.
Në prag të arritjes së tij në Serbi, Pendarovski tha se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende fqinje që nuk kanë çështje të hapura, ndajnë një histori të përbashkët dhe kanë një qëllim të përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.