BALLKANI

Pendarovski arrin për vizitë në Serbi

Me intonimin e himneve të të dyja vendeve dhe nderimet më të larta, Pendarovski u prit para Pallatit "Serbia"

Bojana Stojanovic   | 22.11.2019
Pendarovski arrin për vizitë në Serbi ( Miloş Mişkov - Anadolu Agency )

Beograd

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka arritur sot për vizitë zyrtare në Serbi, ndërsa në Beograd është pritur nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, raporton Anadolu Agency (AA).

Me intonimin e himneve të të dyja vendeve dhe nderimet më të larta, Pendarovski u prit para Pallatit "Serbia".

Më pas vijon takim kokë më kokë të dy presidentëve ndërsa më pas deklaratat për mediat.

Në prag të arritjes së tij në Serbi, Pendarovski tha se Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë vende fqinje që nuk kanë çështje të hapura, ndajnë një histori të përbashkët dhe kanë një qëllim të përbashkët të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın