Zlatan Kapic,Stipe Majic
22 Mars 2020•Përditësim: 23 Mars 2020
Një tërmet i fuqishëm prej 5.3 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur kryeqytetin e Kroacisë, Zagrebin, raporton Anadolu Agency (AA).
Tërmeti ndodhi mëngjesin e sotëm në orën 06:23 ndërsa epiqendra ka qenë 7 kilometra në veri të Zagrebit.
Nga Enti i Mjekësisë Urgjente të Kroacisë më herët ishte raportuar për një viktimë nga tërmeti, një 15-vjeç, ndërsa spitali i Zagrebit ka përgënjeshtruar pohimet.
Drejtori i spitalit bëri të ditur se fëmija nuk ka vdekur por se është në gjendje kritike.
Mediat kroate raportojnë se si pasojë e tërmetit ka të lënduar por numri i tyre ende nuk dihet. Gjithashtu janë regjistruar edhe dëme materiale.