Ndërron jetë nga COVID-19 artisti shqiptar Koço Devole
Në lidhje me vdekjen e artistit shqiptar, kanë reaguar me mesazhet e tyre të ngushëllimit zyrtarë të lartë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri
Tiranë
Në moshën 75-vjeçare ka ndërruar jetë nga koronavirusi i ri (COVID-19) artisti shqiptar Koço Devole, transmeton Anadolu Agency (AA).
Devole, i njohur për rolet e tij si aktor humori dhe si skenarist, e ka humbur betejën me virusin, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ditët e fundit gjatë trajtimit në spital.
Në lidhje me vdekjen e artistit shqiptar, kanë reaguar me mesazhet e tyre të ngushëllimit zyrtarë të lartë, politikanë dhe personalitete nga fusha të ndryshme në Shqipëri.
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në rrjetet sociale shkruan se "Humori dhe arti shqiptar padyshim humbën një prej kolosëve dhe figurave më të dashura, i cili do të na mungojë të gjithëve".
Kryeministri Edi Rama po në rrjetet sociale shkruan: “Lamtumirë i shtrenjti Koço. U prehsh në paqe”.
Mesazh ngushëllimi ka përcjellë edhe lideri i opozitës dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha. “Ngushëllimet e mija për familjen, të afërmit dhe miqtë e aktorit të madh të humorit shqiptar Koço Devole që humbi jetën tragjikisht në betejë me COVID-19. U prehtë në paqe”, shkruan Basha në rrjetet sociale.
Devole ka lindur në vitin 1945 në qytetin e Kuçovës dhe gjatë karrierës së tij artistike ka spikatur në shfaqjet humoristike, por edhe si skenarist dhe prezantues.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
