BALLKANI

"Modele të vogla trenash" në Stacionin qendror të Sofjes

Modelet e trenave dhe vagonëve në madhësi lodrash si dhe modelet realiste të stacioneve, tuneleve, infrastrukturës hekurudhore dhe peizazheve natyrore të shfaqura në ekspozitë, i mahnisin vizitorët

Ihvan Radoykov  | 27.10.2025 - Përdıtësım : 27.10.2025
"Modele të vogla trenash" në Stacionin qendror të Sofjes Foto: Ihvan Radoykov/AA

Sofje

IVO RADOYKOV

Stacioni qendror hekurudhor në Sofje të Bullgarisë, tërheq vizitorë të të gjitha moshave me modelet e tij të trenave të vegjël në ekspozitë.

Koleksioni i modeleve të trenave të ekspozuar nga anëtarët e Klubit Bullgar të Modelimit Hekurudhor për një ditë në Stacionin qendror hekurudhor të Sofjes u mbush me vizitorë të të gjitha moshave.

Presidenti i klubit, Vladimir Kolev tha për Anadolu se klubi u themelua 16 vjet më parë ndërsa anëtarësia e tij po rritet vazhdimisht. Ai shtoi se ata arritën të shfaqnin vetëm një pjesë të vogël të punës së tyre në ekspozitë.

"Fëmijët që vizituan vendin treguan se ndiheshin sikur ishin pjesë e aventurave të Guliverit, heroit të autorit Jonathan Swift, në tokën e gjigantëve. Vizitorët më të rritur përmendën se kujtonin fëmijërinë e tyre, kur kishin zili lodra të ngjashme", tha Kolev.

"Modelet që mund të shihni këtu në fakt përfaqësojnë një pjesë të kufizuar të koleksionit tonë të gjerë", tha ai, duke shpjeguar se ekspozita promovuese u përqendrua kryesisht në shembuj të pajisjeve të përdorura nga Hekurudhat Shtetërore Bullgare (BDJ).

Kolev shtoi se klubi ka marrë pjesë në shumë evente kombëtare dhe ndërkombëtare dhe se do të vazhdojë ta bëjë këtë.

Modelet e trenave dhe vagonëve në madhësi lodrash si dhe modelet realiste të stacioneve, tuneleve, infrastrukturës hekurudhore dhe peizazheve natyrore të shfaqura në ekspozitë, i mahnisin vizitorët.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın