BALLKANI

Ministrja virtuale Diella vlerësohet me çmim në Emiratet e Bashkuara Arabe

Në një njoftim nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit thuhet se ky çmim është prestigjioz dhe se nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes

Fatjon Cuka  | 03.02.2026 - Përdıtësım : 03.02.2026
Ministrja virtuale Diella vlerësohet me çmim në Emiratet e Bashkuara Arabe

Tiranë

Ministrja e parë virtuale në kabinetin qeveritar të Shqipërisë, Diella, është vlerësuar me Çmimin "Future Fit Seal", në Samitin Botëror të Qeverive në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, transmeton Anadolu.

Në një njoftim nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë thuhet se ky çmim është prestigjioz dhe se nderon iniciativa inovative dhe modele të reja qeverisjeje, të cilat përgatisin qeveritë për sfidat e së nesërmes në sektorët e së ardhmes.

Sipas njoftimit, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë dhe përfaqësoi Qeverinë e Shqipërisë, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve.

Gjithashtu thuhet se ministrja Ibrahimaj theksoi se çmimi është një vlerësim i rëndësishëm ndërkombëtar për Shqipërinë.

"Ky çmim përfaqëson një vlerësim ndërkombëtar për (ministren) Diella, një iniciativë që shënon një hap të guximshëm për Shqipërinë në institucionalizimin e teknologjive të përparuara dhe në transformimin digjital të qeverisjes", ka deklaruar ministrja Ibrahimaj.

Me këtë vlerësim, sipas ministres Ibrahimaj, Shqipëria konfirmon angazhimin e saj për ndërtimin e një qeverisjeje moderne, transparente dhe efikase.

Kujtojmë se për herë të parë pjesë e kabinetit qeveritar të Shqipërisë është edhe një ministre virtuale e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, që sipas autoriteteve shqiptare do të merret me çështjet e prokurimeve publike.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.