Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
BALLKANI

Me pasionin e koleksionistit ruan pulla postare dhe kartëmonedha

Në mesin e koleksionistëve shqiptarë të pullave postare dhe kartëmonedhave është edhe Julian Demeti, i cili aktualisht drejton Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, ndërkohë ai për AA tregon rreth pasionit të tij si koleksionit
Fatjon Cuka
13 prill 2022•Përditësim: 14 prill 2022
Me pasionin e koleksionistit ruan pulla postare dhe kartëmonedha
Tiranë

FATJON CUKA

Filatelia shqiptare i ka fillesat e saj që në vitet e para të shtetit shqiptar, ku nga 5 maji i vitit 1913, u emetua dhe u vendos në qarkullim pulla e parë kombëtare shqiptare, duke nisur rrugëtimin e gjatë të saj historik.

Pas krijimit të shtetit të pavarur shqiptar, fillimisht vazhduan të ekzistojnë dhe funksionojnë edhe postat osmane, duke u përdorur edhe vulat dhe pullat e periudhës osmane.

Filatelia dhe numizmatika në Shqipëri aktualisht përfaqësohet nga shumë koleksionistë të cilët mes pasionit, profesionit apo edhe hulumtimeve kanë arritur të grumbullojnë dhe ruajnë pulla postare apo kartëmonedha me vlera të rralla historike.


Në mesin e koleksionistëve shqiptarë të pullave postare, por edhe kartëmonedhave është edhe Julian Demeti, i cili aktualisht drejton Shoqatën e Koleksionistëve të Shqipërisë, ndërkohë ai për Anadolu Agency (AA) tregon rreth pasionit të tij si koleksionit, si dhe koleksioneve që posedon.

Demeti aktualisht posedon pulla postare të periudha të ndryshme historike, duke përfshira pulla nga periudha e Shtetit Osman, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, gjatë periudhës së Mbretit Zog (1928-1939), pushtimit nazi-fashist (1939-1944), periudhës së komunizmit (1944-1991) dhe të dekadave të fundit të periudhës post-komuniste.

Gjithashtu pjesë e koleksionit të tij janë edhe kartëmonedhat që i përkasin periudhave të ndryshme historike, që pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe deri në ditët e sotme, që mbartin vlera unike historike.

Demeti tregon se pasioni i tij për koleksionimin e pullave dhe kartëmonedha ka lindur që në fëmijëri. "Pastaj është kultivuar si pasion, si hobi dhe po bëj gati 12-13 vjet ku jam një koleksionit profesionist, ku dhe filatelia vjen edhe ka një mënyrë tjetër organizimi, investimi, kërkimi dhe hulumtimi", tregon ai.

"Ka një shprehje, 'filatelia është hobi i mbretërve dhe mbreti i hobëve'. Edhe nga statistikat është cilësuar dhe vazhdon të mbetet edhe sot e kësaj dite si hobi më i përhapur në botë", shprehet Demeti.

Në koleksionin e tij bëjnë pjesë edhe pullat postare të periudhës osmane, të lëshuara para vitit 1912, që iu përkasin qyteteve shqiptare si Tiranë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Fier, Berat, si dhe Peja, Prizren dhe Gjilan.

"Pullat tregojnë emrin e qytetit, datën, si dhe janë të shkruara në osmanisht", tregon Demeti, duke shtuar se postat gjatë periudhës osmane qarkullonin lehtësisht letra dhe korrespondenca të ndryshme. Vulat në atë kohë tregon ai ka qenë si në alfabetin osmanisht ashtu edhe atë latin.

Në fund Demeti shton se çdo periudhë ka tematikat e saj të veçanta sa i përket pasqyrimit në pulla. Sipas tij, në përgjithësi pullat në tematikat e saj me të veçanta pasqyron trashëgiminë kulturore të një vendi, faunën, florën dhe pasqyron imazhet e heronjve.

Demeti tregon se janë rreth 200 koleksionistë që janë në Shqipëri, por edhe jashtë saj, konkretisht që janë nga Shqipëria apo dhe Kosova, që koleksionojnë pulla shqiptare apo edhe kartëmonedha.

"Kemi koleksionit të huaj të cilët aderojnë në shoqatën tonë pasi koleksionojnë objekte në filateli, numizmatikë apo klasa tjera shqiptare. Koleksionistët kanë marrëdhënie personale me koleksionistë nga të gjithë vendet e botës, por pa dyshim marrëdhëniet më të ngushta janë me vendet fqinje në përgjithësi, me Italinë, Greqinë, Turqinë. Me Turqinë pa dyshim ka një numër të lartë koleksionistësh turq dhe shqiptarë të cilët mbajnë një marrëdhënie mes koleksioneve të tyre", tregon ndër të tjera Demeti.

related_topics:
Shqipëripulla postarekartmonedha
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription

contact_the_ombudsman

is_there_an_error_in_this_story

ombudsman_apply_button
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
"Shqipëria dhe Italia janë kontribuuese të paqes dhe stabilitetit"

"Shqipëria dhe Italia janë kontribuuese të paqes dhe stabilitetit"

E radhës

BeH, në operacionin e policisë arrestohen 18 persona

BeH, në operacionin e policisë arrestohen 18 persona

MË TË FUNDIT

Senati spanjoll refuzon traktatin e miqësisë me Francën, ndërsa Macron viziton Madridin

Bullgaria thërret të ngarkuarin me punë të Maqedonisë së Veriut lidhur me refuzimin e hyrjes në vend të një deputeti

Turqia krijon bord për koordinimin e likuidimit të fondeve dhe pagesave për investitorët

Mbreti i Marokut emëron Fatima Zahra Mansourin si kryeministren e parë grua të vendit

SHBA vendos sanksione të reja ndaj rrjeteve të prokurimit ushtarak të Iranit

Kryeministri i shtetit gjerman bën thirrje për reformimin e Unionit Doganor BE-Turqi

60 për qind e liderëve përmendin inteligjencën artificiale në fjalimet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Tifozët shqiptar mbështesin kombëtaren nga Shkupi

Tifozët shqiptar mbështesin kombëtaren nga Shkupi

Bundestagu gjerman miraton ligjin e ri për refugjatët

Bundestagu gjerman miraton ligjin e ri për refugjatët

Shtetasit turq në Shqipëri dhe Kosovë votojnë sot për zgjedhjet parlamentare në Turqi

Shtetasit turq në Shqipëri dhe Kosovë votojnë sot për zgjedhjet parlamentare në Turqi

Tërmetet godasin disa qytete në Shqipëri

Tërmetet godasin disa qytete në Shqipëri

Tiranë, TIKA mbështetje për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit

Tiranë, TIKA mbështetje për Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit

FSHF: Ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor

FSHF: Ndeshja miqësore Kosovë-Shqipëri më 13 nëntor

TIKA mbështetje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri

TIKA mbështetje ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Shqipëri

Prishtinë, hapet panairi “Blej Shqip”

Prishtinë, hapet panairi “Blej Shqip”

Ndërmjet Manastirit dhe Elbasanit do të ndërtohet linja e interkonjeksionit 400 kw

Ndërmjet Manastirit dhe Elbasanit do të ndërtohet linja e interkonjeksionit 400 kw

Linja e tensionit të lartë Maqedoni-Shqipëri vendoset në funksion në vitin 2018

Linja e tensionit të lartë Maqedoni-Shqipëri vendoset në funksion në vitin 2018