Bojana Stojanovic
19 Qershor 2020•Përditësim: 19 Qershor 2020
Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, ka përfunduar vizitën në Serbi, ndërsa nga aeroporti “Nikolla Tesla” në Beograd u përcoll nga shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, transmeton Anadolu Agency (AA).
Daçiç falënderoi homologun rus për vizitën dhe theksoi se është shumë i kënaqur për shkak se vizita kaloi shumë mirë, njoftohet nga Ministria e Jashtme e Serbisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë përsëriti shprehjet e kënaqësisë dhe theksoi se Lavrov është “mik i madh i Serbisë, andaj çdo vizitë e tij paraqet ngjarje e jashtëzakonshme për Serbinë”.
Lavrov gjatë ditës së djeshme u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryediplomatin Daçiç, ndërsa u nënshkrua edhe marrëveshje për bashkëpunim të Qeverisë së Serbisë dhe Rusisë në luftën kundër terrorizmit.