Agim Sulaj
26 Dhjetor 2022•Përditësim: 27 Dhjetor 2022
Arben Vitia është emëruar në pozitën e ministrit të Shëndetësisë në Kosovë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit të Kosovës përmes një komunikate për media.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftim.
Vitia ka qenë ministër edhe më herët në qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, por kishte dhënë dorëheqje në tetor të vitit 2021 nga pozita e ministrit për të marrë pjesë në zgjedhjet komunale ku garonte për kryetar të Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, garë të cilën nuk e fitoi.
Në vendin e tij ishe emëruar ushtruese e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku. Në pas në këtë pozitë erdhi Rifat Latifi, por i njëjti dha dorëheqje duke e rikthyer Gexha-Bunjakun përsëri si ushtruese e detyrës për 79 ditë.