Agim Sulaj
22 gusht 2022•Përditësim: 22 gusht 2022
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh ka njoftuar se asnjë person i infektuar me COVID-19 nuk ka ndërruar jetë, derisa numri i viktimave mbetet në 3.191, transmeton Anadolu Agency (AA).
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) 203 qytetarë janë infektuar me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në 269.888.
Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 632 mostra të dyshuara për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.962.298 teste.
Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 393 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 263.502, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.195.
Sa i përket procesit të vaksinimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.246 doza të vaksinës. Deri më sot 824.416 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.