Kosovë, 12 vatra zjarri ende aktive
Situata e përcjellë nga Qendra Operative e AME-së rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, ku 17 nga ato janë lokalizuar, derisa 12 vatra zjarri mbeten aktive.

Prishtinë
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka bërë të ditur se si pasojë e temperaturave të larta dhe erërave të forta, situata me zjarret në territorin e Kosovës është rënduar në periudhën raportuese, transmeton Anadolu.
Sipas AME-së, si pasojë, situata e përcjellë nga Qendra Operative e Agjencisë, rezulton me gjithsej 29 vatra të zjarreve në 8 orët e fundit, ku 17 nga ato janë lokalizuar, derisa 12 vatra zjarri mbeten aktive.
Një zjarr mjaft i madh është raportuar nga fshati Lubizhdë i Prizrenit ditën e sotme, ku më pas shiu ndihmoi zjarrfikësit në procesin e shuarjes së tij.
AME-ja apeloi te qytetarët që të mbajnë kujdesin e shtuar, të mos ndezin zjarre në ambiente te jashtme dhe të lajmërojnë menjëherë zjarrëvëniet në institucionet shtetërore.
AME-ja tha se ajo bashkë me Njësitë e Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit, si dhe Policinë e Kosovës, janë në gatishmëri dhe reagim në çdo kohë.
Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.