Shpetim Hiseni
27 gusht 2026•Përditësim: 27 gusht 2026
Në territorin e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 31 zjarre në hapësirë të hapur deri në orën 07:30 të mëngjesit të sotëm, nga të cilat katër janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa janë shuar 24, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK), transmeton Anadolu.
Zjarr aktive është raportuar në territorin e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë. Një tjetër zjarr është aktiv në territorin e komunave Gostivar dhe Makedonski Brod.
Zjarre aktive raportohen edhe në komunën e Çashkës, si dhe në komunën e Strugës.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Kërçovës, në deponinë e Dellçevës dhe në komunën e Bërvenicës.
Ndërkaq, në rajone të ndryshme të vendit, zjarrfikësit kanë shuar 24 zjarre.