Ekip
06 Prill 2022•Përditësim: 06 Prill 2022
Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka bërë të ditur se ka shpallur persona të padëshiruar 12 anëtarë të misionit diplomatik dhe konsullor të Rusisë në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga MPJ-ja greke thonë se vendimi u mor në përputhje me Konventën e Vjenës të vitit 1961 mbi Marrëdhëniet Diplomatike dhe Konventën e Vjenës 1963 për Marrëdhëniet Konsullore.
Disa vende evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Spanjën, kanë dëbuar diplomatët rusë ditët e fundit, si reagim ndaj luftës së Rusisë kundër Ukrainës.