Mehmet Hatipoğlu
27 Nëntor 2019•Përditësim: 28 Nëntor 2019
Një tërmet me magnitudë prej 6,1 ballësh ka goditur gadishullin e Peloponezit në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Instituti Gjeodinamik i Athinës njoftoi se tërmeti ka ndodhur në orën 09.23 sipas kohës lokale në thellësi prej 20 kilometrash në det mes ishujve Kythira dhe Kreta që gjenden në jug të gadishullit të Peloponezit.
Mediat lokale njoftuan se tërmeti me magnitudë prej 6,1 ballësh është ndjerë në një zonë të gjerë në kryeqytetin grek Athinë e cila është larg 258 kilometra si dhe deri në ishullin e Kretës.
Ndërkohë sizmologët grekë njoftuan se ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin që ndodhi dje në Shqipëri.
Deri më tani ende nuk ka raportime për viktima.