Shpetim Hiseni
01 Janar 2025•Përditësim: 02 Janar 2025
Viti i Ri 2025 është pritur me muzikë, argëtim dhe fishekzjarrë në mesnatë në sheshet e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës, raporton Anadolu.
Me pamje spektakolare me ndezjen e fishekzjarrëve që krijuan drita shumëngjyrëshe, mijëra qytetarë të tubuar në sheshe dhe rrugët e qyteteve pritën Vitin e Ri.
Qytetarë të shumtë e kanë pritur Vitin e Ri në sheshin "Maqedonia" në Shkup, ku janë argëtuar në një program muzikor.
Në Tiranë, ndërrimi i motmoteve u prit me fishekzjarrë dhe një koncert të organizuar në sheshin e qytetit. Po ashtu qytetarët shijuan larmishmërinë e kulinarisë dhe lojërave të cilat janë vendosur në fshatin turistik në sheshin “Skënderbej”.
Ndërkaq, Prishtina e priti vitin e ri me shumë qytetarë që dolën në sheshe, duke u argëtuar me muzikë dhe duke shijuar fishekzjarrët.