BALLKANI

Çavuşoğlu: Mali i Zi, shtet i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën

"Megjithëse është një vend i vogël gjeografikisht, Mali i Zi është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës", tha ministri i Jashtëm turk, Çavuşoğlu

Samir Kajoševic  | 11.02.2020 - Përdıtësım : 11.02.2020
Çavuşoğlu: Mali i Zi, shtet i rëndësishëm për rajonin dhe Evropën ( Fatih Aktaş - Anadolu Agency )

Podgoricë

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu sot gjatë qëndrimit në Podgoricë është takuar me homologun e tij malazez Srgjan Darmanoviç, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu dhe Darmanoviç nënshkruan dy marrëveshje ndërshtetërore, për sigurimin e mbrojtjes konsullore për shtetasit malazez dhe kryerjen e veprimtarisë me pagesë të vartësve të familjes së anëtarëve të misionit diplomatik dhe postit konsullor.

Ministri Çavuşoğlu tha se presidenti i Republikës së Turqisë Recep Tayyip Erdogan planifikon të vizitojë Malin e Zi sa më shpejt të jetë e mundur. Kryediplomati i Turqisë kujtoi se ishte vendosur një qëllim prej 200 milionë dollarësh në tregtinë ndërshtetërore.

"Po i afrohemi ngadalë këtij qëllimi. Ne jemi të kënaqur që kompanitë tona janë të pranishme në Mal të Zi dhe ne do të vazhdojmë t'i mbështesim aktivitetet e tyre", tha ai.

Në vijim Çavuşoğlu theksoi se duhet të përmirësohet bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e arsimit dhe sportit, si dhe të bashkëpunohet në çështjet konsullore dhe bashkëpunimi i akademive të shkencave të dy vendeve.

"Megjithëse është një vend i vogël gjeografikisht, Mali i Zi është shumë i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në këtë pjesë të Evropës", tha ai.

Ministri i Jashtëm malazez, Darmanoviç theksoi se vizita e ministrit Çavuşoğlu është vazhdim i dialogut dhe miqësisë tradicionale midis dy vendeve.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın