Büşra Nur Bilgiç Çakmak
23 shtator 2020•Përditësim: 24 shtator 2020
Bullgaria i shpalli sot dy diplomatë rusë të akredituar në vend si "persona të padëshiruar", transmeton Anadolu Agency (AA).
Diplomatëve u është dhënë afat prej 72 orësh për të lëshuar vendin dhe detajet janë ndarë me Ambasadën Ruse në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Për zyrtarët rusë pretendeohet se "po mbledhnin informacione sekrete shtetërore në lidhje me Bullgarinë për t'i dorëzuar ato në një vend tjetër".