Ekip
25 maj 2022•Përditësim: 25 maj 2022
Autoritetet në Bullgari njoftuan sot se trupat e shtatë personave u zbuluan jashtë një varreze pranë kryeqytetit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia tha se sipas të dhënave fillestare, trupat e varrosur në një pyll pa arkivole u përkisnin të moshuarve që kishin vdekur për shkaqe natyrore.
Një nga teoritë që hetuesit po eksplorojnë është se të vdekurit jetonin në azile të ndryshme në Sofje dhe u varrosën në kuadër të një skeme funerali të parregulluar.
Një 51-vjeçar, punonjës varrezash është ndaluar për rastin dhe akuzohet për mashtrim. Autoritetet besojnë se ai është pjesë e një grupi më të madh dhe se mund të zbulohen më shumë trupa.
Policia pretendon se punonjësi i varrezave i mori trupat nga shtëpitë e kujdesit, gjoja për djegie, dhe në vend të kësaj i varrosi në pyllin afër varrezave.
Për rastin kanë nisur procedurat paraprake, përfshirë analizat e ADN-së së të ndjerëve.