Dejan Maksimoviç
14 Shtator 2019•Përditësim: 14 Shtator 2019
Bakir Izetbegoviç është rizgjedhur kryetar i Partisë së Veprimit Demokratik (SDA) në Kongresin e Shtatë, i mbajtur sot në Sallën Olimpike "Juan Antonio Samaranch" në Sarajevë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zgjedhja unanime e Izetbegoviç-it si kryetar i ri u parapri me një votim të delegatëve nëse zgjedhjet do të ishin me votim të fshehtë ose me votim publik. Me 1.225 vota pro, dy abstenime dhe asnjë votë kundër, u vendos që kryetari i ri të zgjidhet me aklamacion, pra me votim publik.
Një propozim i tillë nga kryesia punuese e Kongresit, e kryesuar nga sekretari i përgjithshëm i partisë Halid Genjac, u bë për shkak të faktit se të gjitha organizatat komunale - 115 prej tyre, organizata e Qarkut Brçko, të gjashtë organizatat rajonale dhe nëntë kantonale, kanë emëruar vetëm një kandidat, kryetarin e deritanishëm Izetbegoviç.
Komisioni i Verifikimit i Kongresit të SDA-së, pak para zgjedhjes së kryetarit të partisë, njoftoi të pranishmit se ishin regjistruar 1.227 delegatë nga 1.346.