Bojana Stojanovic
07 Shtator 2018•Përditësim: 07 Shtator 2018
BEOGRAD (AA) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot vendosi se në Bruksel nuk do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Vuçiç paraprakisht në Bruksel u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini, takim të ndarë me të pati edhe Thaçi, por takim të trefishtë nuk do të ketë.
Këtë gazetarëve në Bruksel ua tha drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç, i cili shtoi se çështja është nëse dhe kur bisedimet me Prishtinën do të vazhdojnë, dhe se nuk ka as kushte më të pakta për vazhdimin e dialogut.
Presidenti i Serbisë nuk do të takohet me Thaçin, pasi vizita e tij në Kosovë e caktuar për 8 dhe 9 shtator u soll në pikëpyetje, për shkak të pohimeve të Prishtinës se ai gjatë vizitës nuk do të mund të vizitojë Ujmanin.
Për këto arsye, Vuçiç ka urdhëruar ushtrinë, pastaj i kërkoi policisë dhe Agjencisë së Informacionit dhe Sigurisë (BIA), që të ndërpresin tërë komunikimin me policinë e Kosovës, KFOR-in dhe çdo përfaqësues shqiptar dhe ndërkombëtarë që vepron në territorin e Kosovës.