Barış Gündoğan
21 Shkurt 2019•Përditësim: 26 Shkurt 2019
ANKARA (AA) - Ueb faqja zyrtare e Anadolu Agency (AA) "aa.com.tr", ka filluar transmetimin me dizajnin e saj të ri.
Struktura e re e thjeshtë dhe miqësore për lexuesin, u mundëson vizitorëve që të arrijnë deri tek përmbajtja në shikim të parë.
Ueb faqja e AA-së me dizajn të ri
Në dizajnin e ri ku vizualiteti është përdorur më fuqishëm, lajmet, fotografitë, infografikat dhe videot e përgatitura nga gazetarët e AA-së përdoren në mënyrën më efektive.
Faqja e cila ka filluar transmetimin me dizajnin e ri, me strukturën dinamike që mund të punojë në mënyrë kompatibile me të gjitha llojet e pajisjeve të mençura, zhvillimet rreth Turqisë, Ballkanit dhe botës ua sjellë ndjekësve të saj në 13 gjuhë, përfshirë edhe gjuhën shqipe.