BALLKANI

Tiranë, seminar rajonal për të drejtën e autorit

Qëllimi i këtij seminari sipas organizatorëve është të rrisë ndërgjegjësimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për të ndarë përvojat e tyre përkatëse

Malik Hasa  | 05.12.2016 - Përdıtësım : 06.12.2016
Tiranë, seminar rajonal për të drejtën e autorit ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiran

TIRANË (AA) - Ministria e Kulturës dhe Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit e Shqipërisë (ZSHDA) organizojnë në Tiranë seminarin ndër-rajonal me temë “E drejta e autorit në epokën dixhitale” i cili do të mbahet nga data 5-7 dhjetor 2016 me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit, si Kosova, Maqedonia, Mal i Zi, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i këtij seminari sipas organizatorëve është të rrisë ndërgjegjësimin midis vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për të ndarë përvojat e tyre përkatëse sa i takon menaxhimit të të drejtave të autorit në mjedisin dixhital. Sipas tyre mbrojtja e pronësisë intelektuale është një çështje globalisht e rëndësishme për ekonomitë që operojnë në ekonominë e tregut.

Në seminar do të ketë pjesëmarrje të përfaqësuesve nga institucionet e sistemit të drejtësisë, si nga gjykatat dhe prokuroria, nga drejtoria e krimit ekonomik në Policinë e Shtetit Shqiptar, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Autoriteti i Mediave Audiovizive, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Patentave dhe Markave, përfaqësues të mediave, krijues, etj.

Ky aktivitet përveç natyrës së tij informuese për rëndësinë e respektimit dhe mbrojtjes që kanë të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me të, ka si qëllim të tij përcaktimin e qartë të detyrave, rolet dhe sfidat e sotme te institucioneve të ndryshme shtetërore në mbrojtjen dhe zbatimin e te drejtave të autorit dhe të drejtave të lidhura me të.

Temat kryesore që do të referohen gjatë këtij seminari do të jenë që nga kuadri ligjor ndërkombëtar ne fushën e të drejtës së autorit dhe ndikimi i teknologjisë dixhitale, direktivat e BE në fushën e të drejtës së autorit, menaxhimi kolektiv nga modelet tradicionale deri te licencimi online, ushtrimi dhe menaxhimi kolektiv i te drejtës së autorit ne epokën dixhitale, përgjegjësia e siguruesve të ofrimit të internetit, etj.

Mbrojtja e të drejtës së autorit, në Shqipëri është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë dhe e organizuar në një ligj, sipas Ministrisë së Kulturës, në përputhje me direktivat e BE-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın