BALLKANI

Tiranë, mbahet forumi për procedurat doganore

Aktiviteti është organizuar në formën e një forumi teknik, në vijim të procesit të konsultimit lidhur me çështjet doganore që përfshijnë edhe investitorët e huaj

Fatjon Cuka  | 02.05.2017 - Përdıtësım : 03.05.2017
Tiranë, mbahet forumi për procedurat doganore ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Tiranë është mbajtur sot forumi me temë "Doganat dhe ndërkombëtarizimi, përmirësimi i energjisë”, rreth procedurave në fuqi doganore, risive legjislative, zgjidhjeve teknike dhe për zhvillimet e pritshme në legjislacionin doganor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në forumin organizuar nga Confindustria Albania në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë, merrnin pjesë zyrtarë të lartë të Administratës Doganore, përfaqësues të shoqatave të biznesit, etj.

Mirela Meko, Zv.drejtoresha e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë, u shpreh gjatë fjalës së saj se gjatë muajt maj kanë vendosur të organizojë konsultime të vazhdueshme dhe fushata informimi me biznesin për risitë e kodit doganor.

"Aktualisht Drejtoria e Doganave po punon dhe pothuajse është në përfundim të hartimit të dispozitave zbatuese për kodin e ri doganor, që hyn në fuqi në qershor të vitit 2017. Nëpërmjet këtyre diapozitiva ne kemi synuar jo vetëm përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së, por edhe futjen e procedurave të reja të parashikuara prej tij, të cilat nënkuptojnë nevojën për një bashkëpunim më të madh biznes-dogana", theksoi Meko.

Sipas saj, kodi i ri doganor nxit përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me synim rritjen e efektivitetet të kontrollove doganore.

Aktiviteti është organizuar në formën e një forumi teknik, në vijim të procesit të konsultimit lidhur me çështjet doganore që përfshijnë edhe investitorët e huaj.

Sipas organizatorëve të këtij aktiviteti, përshpejtimi i procedurave doganore, thjeshtëzimi i marrjes së autorizimeve doganore, ulja e kontrollove fizike dhe dokumenteve nga ana e doganave, janë disa nga avantazhet për kompanitë që marrin certifikimin AEO (Operatori Ekonomik i Autorizuar), një instrument i cili do të përshpejtojë praktikat doganore dhe do të thjeshtëzojë kontrollet në trafiqet tregtare ndërkombëtare.





Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın