BALLKANI

Shkup, organizohet koncert i muzikës tradicionale turke

Në koncertin e zhvilluar në Pallatin e ARM-së nga Ansambli i Muzikës Tradicionale Turke pranë Universitetit Teknik të Stambollit, qytetarët shfaqën interesim

Dzihat Aliju  | 26.04.2018 - Përdıtësım : 27.04.2018
Shkup, organizohet koncert i muzikës tradicionale turke Vedat Abdul/AA

Shkup

SHKUP (AA) - Nën organizimin e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Institutit "Yunus Emre" - Shkup dhe Odës Ekonomike Maqedoni - Turqi (MATTO), sot në Shkup u organizua koncert i "Muzikës Tradicionale Turke", raporton Anadolu Agency (AA).

Në koncertin e zhvilluar në Pallatin e ARM-së nga Ansambli i Muzikës Tradicionale Turke pranë Universitetit Teknik të Stambollit, qytetarët shfaqën interesim.

Rektori i IBU=së, Prof. Dr. İsmail Kocayusufoğlu, në deklaratën për gazetarët, duke theksuar se si universitet kanë organizuar shumë evenimente, tha se me rastin e koncertit do të kenë mundësinë që të dëgjojnë vepra të veçanta të Muzikës Popullore Turke si dhe të Muzikës Tradicionale Turke.

Ndërsa drejtori i Institutit "Yunus Emre" - Shkup, Şemsettin Şeker tha se njerëzit më parë e kanë cilësuar muzikën si "dije" dhe zëri i dyerve të parajsës.

Ai duke theksuar se Maqedonia është një vend me shumë diversitet etnik, tha se "Ka një interes të madh ndaj muzikës turke. Këtë e kemi vërejtur edhe në koncertet që i kemi organizuar më parë.

Ansambli nën drejtimin e Prof. Dr. Cihangir Terzi, mundësoi që qytetarët të kalojnë momente të këndshme duke realizuar vepra të ndryshme të muzikës tradicionale turke.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın