BALLKANI

Shekerinska viziton kontingjentin e Maqedonisë në Afganistan

Ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska sot në mëngjes në Kabul u takua me kontingjentin e Maqedonisë që është pjesë e komandës për stërvitje, këshillim dhe asistim

Admir Fazlagikj  | 20.11.2018 - Përdıtësım : 20.11.2018
Shekerinska viziton kontingjentin e Maqedonisë në Afganistan

Shkup

SHKUP (АА) – Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, Radmilla Shekerinska sot në Kabul, Afganistan, ka vizituar pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë në misionin e Aleancës së NATO-s për stërvitje, këshillim dhe asistim të forcave të armatosura afgane “Mbështetja vendimtare”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë, Shekerinska sot në mëngjes në Kabul u takua me kontingjentin e Maqedonisë që është pjesë e komandës për stërvitje, këshillim dhe asistim (KOSA), me komandatin e aeroportit në Kabul, gjeneralin Husein Kanbur, me komandantin e Komandës së kryeqytetit, gjeneralin turk Jashar Dilber ndërsa kishte edhe video lidhje-konferencë me komandantin e Komandës Veri, gjeneralin gjerman Gerhard Ernst Peter Klafus.

Në takim pjesëtarët e kontingjentit të Maqedonisë para ministres prezantuan aktivitetet e tyre në Afganistan, ndërsa ajo falënderoi paqeruajtësit për profesionalizmin e treguar dhe përkushtimin në detyrat me çka si pjesëtarë të ARM-së janë dëshmuar si partner i aftë i aleatëve të NATO-s dhe si ambasadorë që në masë të madhe i ndihmojnë vendit të tyre që të bëhet shtet i barabartë anëtar në Aleancë.

“Sot jam këtu me delegacionin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe mendoj se së bashku përcjellim mesazhin se qëllimi ynë strategjik, anëtarësimi në NATO na bashkon, se kontributi ynë në paqen botërore na bashkon, por para së gjithash dhe mbi të gjitha na bashkon dëshira jonë që të japim kontribut për njerëzit që kanë vënë në rrezik jetën e tyre në emër dhe për Maqedoninë”, tha Shekerinska.

“Prandaj sot do të kemi kënaqësinë ta kalojmë këtë ditë me ushtarët tanë, pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë dhe t’i falënderojmë për shërbimin e tyre në emër të atdheut, për atdheun dhe për qëllimet e saj strategjike”, shtoi ajo.

Kujtojmë se kjo është vizita e parë e një ministri të Mbrojtjes në kontigjentin e Maqedonisë në Afganistan që nga viti 2013.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın