BALLKANI

Policia konfirmon kalimin e Gruevskit në territorin e Shqipërisë

Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thekson se Gruevski ka përdorur një automjet në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë

Fatjon Cuka  | 15.11.2018 - Përdıtësım : 16.11.2018
Policia konfirmon kalimin e Gruevskit në territorin e Shqipërisë Foto: AA/Arhiv

Tiranë

TIRANË (AA) - Policia e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me pretendimet për kalimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski, duke konfirmuar zyrtarisht se ai ka dalë nga pika e kalimit kufitar e Hanit të Hotit në Qarkun e Shkodrës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Policia malazeze: Gruevski më 11 nëntor ka hyrë dhe dalë nga Mali i Zi

Në një njoftim, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thekson se Gruevski ka përdorur një automjet në pronësi të Ambasadës hungareze në Tiranë.

"Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit në lidhje me hyrjen dhe daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë e shtetasit Nikolla Gruevski, informon se shtetasi Nikolla Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë. Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikolla Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim", thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, Interpol Shkupi më datë 13 nëntor i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, i cili u dënua me dy vjet burg e që duhej të vuante dënimin, në profilin e tij në Facebook shkroi se ndodhet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze.

Policia që nga e hëna në mbrëmje nuk mund ta lokalizonte vendndodhejn e Gruevskit për ta dërguar në vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh për rastin “Tanku” lidhur me furnizimin e automjetit luksoz "Mercedes" në vlerë prej 570 mijë euro.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın