Operacion antidrogë në Shqipëri, sekuestrohen disa tonë kanabis
Operacioni është ndërmarrë në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës, etj, dhe drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki ÇakoFatjon Cuka
14 Korrik 2017•Përditësim: 14 Korrik 2017
TIRANË (AA) - Policia e Shqipërisë në një operacion të ndërmarrë gjatë orëve të fundit ka sekuestruar disa tonë lëndë narkotike kanabis staiva, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një njoftim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë thuhet se operacioni është ndërmarrë në Vlorë, Tiranë, Kavajë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës, etj, dhe drejtohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.
Sipas policisë në këto operacione ka persona të arrestuar e të shoqëruar, ku në përfundim të tij do jepen detaje të tjera, pasi operacioni vijon në disa qarqe.