Fatjon Cuka
27 Janar 2017•Përditësim: 28 Janar 2017
TIRANË (AA) - Jugu i Shqipërisë është goditur gjatë mbrëmjes së sotme nga një tërmet. Lëkundjet janë regjistruar nga Qendra Sizmologjike Evropiane, ku mësohet se tërmeti me magnitudë 4.7 ballë të shkallës rihter ka patur epiqendrën 7 kilometra nga qyteti i Urës Vajgurore në qarkun e Beratit, raporton Anadolu Agency (AA).
Mësohet se lëkundjet janë regjistruar edhe në qytetin e Vlorës, Fierit dhe Beratit.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për dëme materiale apo për persona të lënduar.