Sibel Vezaj
01 Nëntor 2016•Përditësim: 02 Nëntor 2016
PRISHTINË (AA)- Drejtori i Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaçi sot u lirua nga paraburgimi, i cili ndodhej në burgun e Nishit në Serbi, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, Bashmir Xhemaj ka konfirmuar për mediat vendase se Thaçi është liruar pasi që është ndërprerë ndjekja ndaj tij nga organet gjyqësore të Serbisë.
Nehat Thaçi më 29 shtator të këtij viti ishte arrestuar në hyrje të Serbisë në Konçul, me një urdhër arrest të vitit 2010, e lëshuar nga Gjykata e Nishit, mbi bazën e akuzës se ka kryer veprën penale të terrorizmit në korrik të vitit 1999 si dhe në dhjetor 1999 dhe janar 2000 në Lipjan.