BALLKANI

Në Shqipëri festohet Dita e Verës

Për Ditën e Verës, Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe këtë vit disa aktivitete, si koncerte, panair me produktet artizanale, aktivitete sportive dhe kulturore

Fatjon Cuka  | 14.03.2018 - Përdıtësım : 15.03.2018
Në Shqipëri festohet Dita e Verës Foto: Olsi Shehu / AA

Tiranë

TIRANË (AA) - Në Shqipëri nëpërmjet disa aktiviteteve është shënuar Dita e Verës, e cila kremtohet si festë zyrtare në vend, raporton Anadolu Agency (AA). 

Për Ditën e Verës që si festë origjinën e ka nga qyteti i Elbasanit, prej disa vitesh organizohen festime edhe në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, por edhe në qytete të tjera të vendit.

Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe këtë vit disa aktivitete, si koncerte, panair me produktet artizanale, aktivitete sportive dhe kulturore.

Festimeve në kryeqytetin e vendit i është bashkuar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ndjekur disa prej aktiviteteve të sotme. 

"Uroj në emër të Bashkisë të Tiranës të gjithë qytetarët për Ditën e Verës. Sot kemi pasur një ditë me aktivitete. E filluam me disa mbjellje masive në rrethinat e Tiranës. Dua t’ju uroj të gjithëve një stinë të mbarë. Stina e pranverës, stina e verës, ardhja e një moti të ri është ndoshta një moment për të reflektuar e për të kuptuar që kur ne jemi bashkë, ne bëjmë mrekulli”, theksoi Veliaj në një prononcim për mediat. 

Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë pagane, ku qyteti i Elbasanit e ka ruajtur këtë traditë ndër shekuj. Festa simbolizon fundin e dimrit dhe ardhjen e pranverës, ndërsa ëmbëlsira tradicionale e saj është ballokumja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın