Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
BALLKANI

MPB shkatërron një grup kriminal për trafikimin e migrantëve

Numri më i madh i migrantëve të paligjshëm të kontrabanduar nga grupi ishin nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët
Furkan Abdula
16 Shkurt 2019•Përditësim: 17 Shkurt 2019
MPB shkatërron një grup kriminal për trafikimin e migrantëve
Shkup

SHKUP (АА) - Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka shkatërruar një grup kriminal i cili ishte i involvuar në trafikimin e migrantëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë së Brendshme, thuhet se më 15 shkurt të këtij viti, MPB ka kryer një operacion të koordinuar policor që ka për qëllim pastrimin e veprave penale që kanë të bëjnë me organizimin e një grupi për kryerjen e veprave penale të kontrabandimit të migrantëve, të cilët përmes kufirit greko-maqedonas hyjnë ilegalisht në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës anëtarët e grupit kriminal pranohen dhe transportohen në rajonin e Kumanovës dhe Likovës.

Sipas këtij njoftimi, hetimi ndaj grupit të organizuar kriminal prej 20 anëtarësh me një strukturë të përcaktuar dhe një strukturë të rreptë hierarkike u krye në maj 2018, si dhe ndaj një oficeri të policisë që ndihmoi aktivitetin kriminal të grupit.

Thuhet se janë ngritur aktakuza penale kundër gjithsej 21 personave për vepra penale të dyshuara si "Organizimi i një grupi dhe inkurajimi i kryerjes së akteve të trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të fëmijëve", "kontrabandimit të migrantëve" dhe për "ndihmë" lidhur me veprën e njëjtë penale.

Numri më i madh i migrantëve të paligjshëm të kontrabanduar nga grupi ishin nga Afganistani, Pakistani, Iraku, Bangladeshi dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe Lindja e Largët, të cilët më parë kanë qëndruar në territorin e Greqisë.

Në njoftim theksohet se grupi i organizuar kriminal, gjatë realizimit të kontrabandimit të migrantëve të paligjshëm, ka përdorur disa persona të tjerë si asistentë dhe bashkëpunëtorë të grupit kriminal, përfshirë edhe një oficer policie.

Bëhet e ditur se janë kryer bastisje në 20 ndërtesa në Shkup, Shtip, Radovish dhe Strumicë, pas së cilës gjithsej 16 persona u privuan nga liria, ndërsa një person është në vuajtje të dënimit me burg për kryerje të veprës penale.

Gjatë bastisjeve u gjetën dhe u konfiskuan automjete të shumta, telefona celularë, marijuanë, armë dhe municione, valuta të huaja dhe denarë, dokumente udhëtimi në Greqi dhe dokumente të tjera.

Sipas këtij njoftimi, të pandehurit u nxorrën para gjykatësit për procedurë paragjyqësore, nga ana e të cilit u shqiptua masa e paraburgimit për 11 personat që ndiqen penalisht. Të tjerët kanë një masë paraprake.

related_topics:
MPBMigrantëtgrupi kriminal
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
TRUMP
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Tiranë, tensione në protestën e partive opozitare

Tiranë, tensione në protestën e partive opozitare

E radhës

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Turqisë ndeshje miqësore për pavarësinë

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Turqisë ndeshje miqësore për pavarësinë

MË TË FUNDIT

OKB paralajmëron për rrezik “të lëshimit shumë të lartë të radioaktivitetit” në uzinën e Emirateve të Bashkuara Arabe

Ekspertja e OKB-së akuzon Izraelin për “shpërfillje të rëndë” ndaj abuzimit me të burgosurit palestinezë

Kryeministri i ri hungarez synon të forcojë lidhjet me Poloninë dhe të zgjerojë formatin e Vishegradit

Zv/presidenti amerikan dënon sulmin e “neveritshëm” ndaj një xhamie në San Diego

Vance: SHBA-ja nuk po shqyrton dërgimin e uraniumit të pasuruar të Iranit në Rusi

Italia i kërkon Izraelit të verifikojë përdorimin e plumbave të gomës kundër aktivistëve të flotiljes për Gazën

Erdogan-von der Leyen: Tensionet rajonale theksojnë rëndësinë strategjike të marrëdhënieve Turqi-BE

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

MPB e Malit të Zi: Mbrëmë u pengua hyrja me dhunë në Kuvend, u arrestuan 15 persona

MPB e Malit të Zi: Mbrëmë u pengua hyrja me dhunë në Kuvend, u arrestuan 15 persona

Shkup, IOM raport për luftën kundër kontrabandimit të migrantëve

Shkup, IOM raport për luftën kundër kontrabandimit të migrantëve

MPB: 18 policë të plagosur në kufirin maqedonas - grek

MPB: 18 policë të plagosur në kufirin maqedonas - grek

MPB e Maqedonisë: Jepen rreth 4.400 vërtetime për azil të shtetasve të huaj

MPB e Maqedonisë: Jepen rreth 4.400 vërtetime për azil të shtetasve të huaj

Ministri Spasovski: Zbulohen 70 mijë formularë të paligjshëm për patentë shoferë

Ministri Spasovski: Zbulohen 70 mijë formularë të paligjshëm për patentë shoferë

Maqedoni, MPB thotë se i lëshon refugjatët afganë, policia greke mohon

Maqedoni, MPB thotë se i lëshon refugjatët afganë, policia greke mohon

Maqedoni, 310 vërtetime në orët e fundit për kërkesën për të drejtën e azilit

Maqedoni, 310 vërtetime në orët e fundit për kërkesën për të drejtën e azilit

Papa Françesku dhe patriarku Bartolomeu do të vizitojnë migrantët në Lezbos

Papa Françesku dhe patriarku Bartolomeu do të vizitojnë migrantët në Lezbos

Një grup tjetër i migrantëve nga Greqia mbërriti në Turqi

Një grup tjetër i migrantëve nga Greqia mbërriti në Turqi

Maqedoni, zbulohen 44 migrantë në një kamion me targa serbe në Tabanoc

Maqedoni, zbulohen 44 migrantë në një kamion me targa serbe në Tabanoc