Admir Fazlagikj
13 Prill 2017•Përditësim: 14 Prill 2017
SHKUP (АА) - Doganierët e Maqedonisë në vendkalimin kufitar "Bogorodica" në kufirin me Greqinë dje kanë konfiskuar 144 kilogramë marijuanë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas dekkaratës së Drejtorisë doganore, dje më 12 prill 2017, në vendkalimin kufitar Bogorodica në dalje u ndalua një kamion me rimorkio me targa të huaja, të drejtuar nga një shtetas të Bullgarisë.
"Gjatë kontrollit të makinës në anësoret e rimorkios, doganierët vërejtën se të njëjtat janë të mbushura me marijuanë, pesha e së cilës ishte 144 kilogram".
Procedura para hetimore është në vijim dhe se ende janë duke u mbledhur prova, thuhet në kumtesën e Drejtorisë së Doganave.
Drejtoria e doganës ka ngritur padi penale kundër të dyshuarit në Prokurorinë publike, për shkak të dyshimit për vepër penale "prodhim i paautorizuar dhe shitje të substancave narkotike".