Adel Omeragic
27 shkurt 2019•Përditësim: 27 shkurt 2019
Që nga fillimi i sezonit të gripit në Malin e Zi, janë regjistruar 15 raste të vdekjes, ka konfirmuar Instituti për Shëndet Publik i Malit të Zi, raporton Anadolu Agency (AA).
Raporti për periudhën nga 18 deri 24 shkurt, thekson se javën e kaluar kanë vdekur tre pacientë meshkuj të moshës 54, 58 dhe 73 vjeç, me çka asnjëri prej tyre nuk ishte vaksinuar me vaksinë sezonale kundër gripit. Në Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive, javën e kaluar u njoftua për vdekjen e dy pacientëve të moshës 48 dhe 67 vjeç, të cilët kanë vdekur më 6 dhe 16 shkurt.
Gjatë periudhës raportuese, në mënyrë laboratorike janë konfirmua 43 raste të infeksionit me virusin e gripit. Këto janë infeksione nga virusi i tipit A. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara laboratorike nga gripi që nga fillimi i sezonit është 379 persona.