Kalo te përmbajtja kryesore
logo
logo
  • BOTA
  • BALLKANI
  • TURQIA
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • SPORT
  • KULTURË
Türkçe
English
BHSC
Pусский
Français
العربية
Kurdî
کوردی
Shqip
فارسی
македонски
Bahasa Indonesia
Español
BALLKANI

Komuna e Vevçanit e gatshme për manifestimin “Karnavali i Vevçanit”

“Karnavali i Vevçanit” në dy prej pesë ditëve të planifikuara do të ketë program atraktiv muzikor, ndërsa një ditë para përfundimit grupe me persona të maskuar do të aktrojnë rrugëve të Vevçanit
Besar Ademi
04 janar 2017•Përditësim: 05 janar 2017
Komuna e Vevçanit e gatshme për manifestimin “Karnavali i Vevçanit”
Shkup

SHKUP (AA) – Komuna e Vevçanit si çdo vit tjetër, edhe këtë vit është e gatshme për organizimin e manifestimit “Karnavalit të Vevçanit”, i njohur si manifestim provokues përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme, i cili tradicionalisht mbahet me rastin e festës së Vitit të Ri sipas kalendarit të vjetër, raporton Anadolu Agency (AA).

“Karnavali i Vevçanit”, do të mbahet duke filluar nga 10 janari deri më 14 janar këtij viti, ku në dy prej pesë ditëve të planifikuara organizatorët kanë përgatitur program atraktiv muzikor, ndërsa një ditë para përfundimit grupe me persona të maskuar do të aktrojnë rrugëve të Komunës së Vevçanit. Manifestimi do të përfundojë me djegien e maskave, me të cilën besohet se njerëzit do të çlirohen nga e keqja, ndërsa viti vijues do të jetë më i mirë dhe me më shumë të ardhura.

Në prezantimin e programit ku të pranishëm ishin edhe artistë që do të performojnë në programin muzikor, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, e cila mbështet karnavalin në fjalë, kryetari i Komunës së Vevçanit, Cvetomir Ugrinoski, deklaroi se nga viti në vit pasurohet programi i karnavalit, si dhe shtoi se kjo kontribuon edhe në rritjen e numrit të vizitorëve, si ato vendas edhe të huaj.

“Me të vërtetë ju mediumet i dhatë një mbështetje të shkëlqyer këtij karnavali, duke hyrë në thelbin e tij. Me publikun ju ndatë atë që do të thotë ‘Karnavali i Vevçanit’, i cili është i vetmi në botë i këtij lloji të karnavaleve të paganizmit dhe është një ndër karnavalet më të vjetër në botë”, u shpreh Ugrinoski.

Ndërkaq, zv/ministri i Kulturës, Dragan Nedelkoviq, theksoi se ky karnaval është manifestim kulturor dhe turistik me brend më të njohur në Maqedoni dhe që vazhdon të mbahet tradicionalisht mbi 14 shekuj.

“Atë ditë e tërë bota mund të ndalojë, por ‘Karnavali i Vevçanit' nuk do të ndalojë. Shpresoj se kjo traditë do të vazhdojë edhe shumë shekuj të ardhshëm. Ky karnaval kontribuon në zhvillimin e vlerave kulturore të Maqedonisë”, theksoi Nedelkoviq.

“Karnavali i Vevçanit” konsiderohet si një prej kurioziteteve më të mëdha unike dhe kulturore në Maqedoni me traditë 1.400 vjeçare. Ky karnaval përmes maskave dhe personifikimeve të ndryshme përcjellë mesazhet për ngjarjet e ndodhura gjatë vitit paraprak në vend dhe më gjerë, duke i kritikuar të njëjtat. Komuna e Vevçanit dhe “Karnavali i Vevçanit” janë anëtare të Asociacionit të Qyteteve Botërore të Karnavaleve (FEEC).

related_topics:
Komuna e VevçanitKarnevali i VevçanitDragan NedellkovskiCvetomir Ugrinoski2017
news_share

news_share_descriptionsubscription_contact

subscription
logo

Reporting the Changing World

next-sosyalX/TwitterFacebookYouTubeInstagram

KORPORATIVE

  • Historiku
  • Impresum
  • Kontrolli i cilësisë
  • Udhëzime editoriale
  • Udhëzimet mbi përdorimin e mediave sociale
  • Politika e privatësisë dhe të dhënave cookies
  • Politika e informimit
  • RSS

KOMUNIKIMI

  • Kontakt
  • Kërkesa për abonim

Anadolu Ajansı © 2026

Google PlayApp Store
IRAN & SHBA
Trump
E mëparshme
E radhës
E mëparshme
Moti i keq në Shqipëri shkakton probleme në akset rrugore

Moti i keq në Shqipëri shkakton probleme në akset rrugore

E radhës

Mali i Zi, tre të vdekur nga virusi i gripit

Mali i Zi, tre të vdekur nga virusi i gripit

MË TË FUNDIT

Trump publikon hartë që paraqet Amerikën e Veriut dhe territore të tjera si pjesë të SHBA-së

Numri i të pastrehëve në Bruksel pritet të rritet edhe me 25 për qind

Rusia u jep kompanive ajrore serbe të drejtën për të kryer fluturime të rregullta drejt rajonit të Kaliningradit

Presidenti Erdogan paralajmëron se Turqia nuk do të lejojë që lëvizjet armiqësore t’ia bllokojnë rrugën

Kosova dhe Maqedonia e Veriut thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Australia do t’u mundësojë përdoruesve të mediave sociale të çaktivizojnë algoritmet e kompanive të mëdha teknologjike

BE zbulon paketën e investimeve prej 232 milionë dollarësh për Grenlandën, Brukseli thellon partneritetin strategjik

Shiko të gjitha

LAJME TË NGJASHME

Australi, mbahet Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit

Australi, mbahet Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit

WMO: 2017-ta, një nga tri vitet më të ngrohta

WMO: 2017-ta, një nga tri vitet më të ngrohta

Përcaktohen shtetet e fundit që do të marrin pjesë në EuroBasket 2017

Përcaktohen shtetet e fundit që do të marrin pjesë në EuroBasket 2017

Me paradë të maskave të ndryshme hapet karnavali tradicional i Vevçanit

Me paradë të maskave të ndryshme hapet karnavali tradicional i Vevçanit

Ministri Todorov viziton foshnjën e parë të 2017-ës në Shkup

Ministri Todorov viziton foshnjën e parë të 2017-ës në Shkup

"Tërmeti i vitit 2017 në Kore të Jugut ka qenë artificial"

"Tërmeti i vitit 2017 në Kore të Jugut ka qenë artificial"

Ramazani dhe puna, vetëm iftari i bën të ndalin punën e gërmimit të tunelit

Ramazani dhe puna, vetëm iftari i bën të ndalin punën e gërmimit të tunelit

Kuvendi i Kosovës shqyrton Buxhetin për vitin 2017

Kuvendi i Kosovës shqyrton Buxhetin për vitin 2017

Trajanovski: Shkupi u tregua mikpritës i shkëlqyer i Super Kupës së UEFA-s

Trajanovski: Shkupi u tregua mikpritës i shkëlqyer i Super Kupës së UEFA-s

Hapet karnavali me traditë 1.400 vjeçare

Hapet karnavali me traditë 1.400 vjeçare