Emre Baştuğ
25 janar 2018•Përditësim: 25 janar 2018
SARAJEVË (AA) - Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın, mbërriti për një vizitë në Sarajevë dhe u takua me anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviç, raporton Anadolu Agency (AA).
Arsyeja e vizitës së Kalın në Sarajevë është pjesëmarrja në panelin "Ardhmëria e Islamit dhe muslimanëve në Evropë sipas shembullit të Bosnjë e Hercegovinës dhe Andaluzisë", të organizuar nga Unioni i Demokratëve Evropian Ballkanik (UEBD), përfaqësia e organizatës joqeveritare të Unionit të Demokratëve Turq Evropianë (UETD) në Sarajevë.
Kalın së pari vizitoi Qendrën Memoriale "Kovaçi" dhe duke vendosur lule dhe me leximin e Fatiha-s në varreza nderuan ushtarët e rënë të Ushtrisë së BeH-së dhe presidentin e parë të Republikës së BeH-së, Alija Izetbegoviç.
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë ka shëtitur edhe nëpër Bashçarshi dhe vizitoi Xhaminë e Gazi Husrev-Beut. Ai në ndërtesën e presidencës së BeH u prit nga anëtari i presidencës, Bakir Izetbegoviç.
Gjatë vizitës së sotme në Sarajevë Kalın do të mbajë ligjërata të ndara për studentët e Fakultetit të Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës dhe për studentët në Universitetin Ndërkombëtar të Sarajevës (IUS).