Mehmet Hatipoğlu
11 korrik 2018•Përditësim: 12 korrik 2018
ATHINË (AA) - Greqia mori vendim për sanksione ndaj 4 diplomatë rusë me arsye se kanë kryer akte që kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës greke "Kathimerini" të bazuar në burime diplomatike, Qeveria e Greqisë ka marrë vendim që nga 4 diplomatë rusë 2 të deportohen, ndërsa 2 tjerëve t'i ndalohet hyrja në vend, "me arsye se kanë kryer akte që kërcënojnë sigurinë kombëtare të vendit".
Në lajm theksohet se vendimit i Athinës është si një masë kundër "lëvizjeve brenda kufijve të Greqisë të cilat konsiderohen si ndërhyrje në punët e brendshme të vendit" të diplomatëve rusë.
Gjithashtu në lajm pretendohet se ndaj diplomatëve rusë në mesin e të cilëve është edhe Viktor Yakovlef me detyrë në ambasadën e Rusisë në Athinë, gjenden akuza "aktivitete që të posedojnë ndikim në disa komuna dhe Malin të shenjtë Athos ku qëndrojnë priftërinjtë si dhe përpjekje për të intervenuar në çështjet e Greqisë në Ballkan si 'çështja e emrit' me Maqedoninë".
Në lajm më tutje vlerësohet se vendimi në lidhje me diplomatët ka nxjerrë në pah tensionet që kanë ndodhur mes Athinës dhe Moskës në 2 vitet e fundit në lidhje me çështjet e sigurisë në rajon.