Stipe Mayiç
07 Nëntor 2017•Përditësim: 07 Nëntor 2017
ZAGREB (AA) - Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç sot deklaroi se ka për qëllim që komisioni hetimor parlamentar për rastin "Agrokor" të sqarojë publikisht të gjitha elementet e rastit. Presidentja rastin "Agrokor" e ka quajtur skandali më i madh në historinë e Kroacisë, raporton Anadolu Agency (AA).
"Dua që çdo gjë të jetë transparente, opinioni të kuptojë të vërtetën. Fundja jam e vetëdijshme se komisioni hetues parlamentar ka disa kufizime ligjore, mirëpo mendoj se duhet pak fleksibilitet dhe se mund të ndryshohen edhe ligjet kur e kërkon interesi i publikut, i cili në lidhje me këtë rast është shumë i madh. Të dihet se çfarë ka ndodhur saktësisht që të qartësohet dhe se të gjithë ata që janë fajtorë në këtë rast, që për fat të keq e çuan në një situatë ku ndodhet sot 'Agrokor', të japin llogari, sepse aktualisht është një nga skandalet më të mëdha në historinë e Kroacisë", tha Kolinda Grabar Kitaroviç.
Ajo tha se afera "Agrokor" ka një ndikim të fortë në stabilitetin e ekonomisë kroate, në shumë vende pune në vend, në një numër huadhënësish, tek nënkontraktorët, por edhe te vendet fqinje.
Kitaroviç shtoi se ka dëgjuar që Ivica Todoriç është në Britani të Madhe, por nuk kishte dijeni se në cilën adresë.
Komisioni hetimor parlamentar sot vazhdon punën e tij ku do të marrë në pyetje tre dëshmitarë, ku ndër të parët janë: Josip Manoliç, Milan Kovaç dhe Ivan Peniç.