Burcu Çalık
08 Shtator 2016•Përditësim: 08 Shtator 2016
ANKARA (AA) – Me ftesë të kryetarit të Këshillit të Arsimit të Lartë të Turqisë (YOK), Prof. Dr. Yekta Saraç, ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami dhe delegacioni shoqërues, vizituan YOK-un, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën në faqen e internetit të YOK-ut, thuhet se Saraç dhe delegacioni i tij më 21 tetor të vitit 2015 kishin zhvilluar vizitë zyrtare në Kosovë dhe gjatë kësaj vizite ishte nënshkruar protokoll në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit të lartë mes Kosovës dhe Turqisë duke shtuar pika të reja. Në deklaratë më tej thuhet se gjatë kësaj vizite, Saraç e kishte ftuar në Turqi ministrin kosovar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.