Bota, Analizë

Libi, forcat e Haftarit gjuajnë mbi 65 raketa në qytetin Msallata

Sipas të dhënave të para, sulmi ka shkaktuar të plagosur në mesin e civilëve dhe dëme të mëdha materiale

Aydoğan Kalabalık  | 28.04.2020 - Përdıtësım : 28.04.2020
Libi, forcat e Haftarit gjuajnë mbi 65 raketa në qytetin Msallata

Tripoli

Militantët e gjeneralit renegat të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Khalifa Haftar, kanë shkrepur më shumë se 65 raketa në qytetin e Msallata, 130 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli, njoftoi qeveria e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të qendrës mediatike të operacionit ushtarak "Vullkani i Zemërimit" i nisur nga Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e njohur nga Kombet e Bashkuara (OKB), milicitë e Haftarit kanë sulmuar me raketa vendbanimet civile në Msallata.

Sipas të dhënave të para, sulmi ka shkaktuar të plagosur në mesin e civilëve dhe dëme të mëdha materiale.

Një nënë dhe djali i saj humbën jetën dje nga një sulm i forcave të Haftarit me raketa në qytetin Garabulli, 65 kilometra në lindje të kryeqytetit.

Ndryshe, gjenerali rebel Khalifa Haftar në mënyrë të njëanshme dje shpalli veten sundimtar të Libisë.

GNA është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i kaluar, duke lënë më shumë se 1.000 të vrarë nga dhuna. GNA filloi operacionin "Stuhia e Paqes" më 26 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit.

Që nga rrëzimi i sundimtarit disadekadësh Muammar Gaddafi në vitin 2011, në vend janë shfaqur dy qeveri, ajo e Haftarit në Libinë lindore, e mbështetur nga Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe GNA në Tripoli, e cila gëzon njohjen e OKB-së dhe atë ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın