Analizë

Cili është plani i Milorad Dodik?

Dodik po teston ujërat dhe po peshon reagimet e Sarajevës, amerikanëve dhe BE-së. Nëse reagimet nga Washingtoni dhe Brukseli janë pasive në javët në vazhdim, ka të ngjarë që ai të vazhdojë me hapa drejt shkëputjes efektive

24.12.2021
Cili është plani i Milorad Dodik?

Stamboll

Dr. Hamza Karçiq

Pas më shumë se katër muajsh bllokim të funksionimit të institucioneve të nivelit shtetëror të Bosnjë e Hercegovinës, politikanët serbë në BeH tani kanë ngritur nivelin. Më 10 dhjetor, Asambleja e Republikës Sërpska mbajti seancë speciale që vuri efektivisht në lëvizje procesin e shkëputjes.

Asambleja miratoi masa që synonin heqjen e pushtetit të shtetit boshnjak dhe hapjen e rrugës për krijimin e institucioneve paralele në drejtësi, mbrojtje, siguri dhe taksa. Kjo, sipas definicionit, paraqet sulm ndaj sovranitetit të vendit. Në aspektin procedural, asambleja ngarkoi qeverinë e Republikës Sërpska me hartimin e legjislacionit drejt arritjes së këtyre objektivave brenda gjashtë muajve të ardhshëm.

- Dodik synon të kthehet në "Dejtonin origjinal"

Udhërrëfyesi drejt shkëputjes ka katër kthesa interesante. Së pari, Dodik po bën deklaratat për krijimin e institucioneve paralele, por duke e inkuadruar politikën e tij si një kthim në një "Dejton origjinal". Kjo frazë do të thotë se ai po përpiqet të çmontojë ndërtimin e institucioneve në Bosnjën e pasluftës dhe ta kthejë vendin në vitin 1995.

Së dyti, ai flet për paqen duke e minuar atë në mënyrë efektive. Duke ndjekur këtë PR veprim, ai hodhi një kurth për politikanët boshnjakë. Derisa ai po ndërmerr hapa drejt minimit të mëtejshëm të shtetit, politikanët boshnjakë që po flasin për ruajtjen e integritetit territorial të vendit me të gjitha mjetet në dispozicion, po përshkruhen si luftënxitës.

Së treti, ndërsa Dodik po drejton procesin e minimit të sovranitetit shtetëror, ai po transferon vendimmarrjen zyrtare te Asambleja e Republikës Sërpska dhe qeveria e nivelit të entitetit. Kjo vendimmarrje kolektive supozohet të ofrojë pretendimin e 'legjitimitetit' dhe gjithashtu po vendos institucionet në nivel entiteti në procesverbal si zyrtarisht përurues të procesit të shkëputjes.

- Reagimet ndërkombëtare janë kritike

Së katërti, është caktuar një periudhë kohore gjashtëmujore për miratimin e legjislacionit të ri. Observuesit po mendojnë se çfarë do të thotë kjo. Ka dy shpjegime të mundshme. Mund të jetë se kjo është një levë pazari për liderin serb të Bosnjës që të përpiqet të nxjerr koncesione nga BE-ja. Me fjalë të tjera, zyrtarët e BE-së mund të ushtrojnë presionin ndaj Sarajevës për të ofruar koncesione në këmbim të liderit serb të Bosnjës që të abstenojë nga hapat e mëtejshëm.

Një shpjegim tjetër është se Dodik po teston ujërat dhe po peshon reagimet e Sarajevës, amerikanëve dhe BE-së. Nëse reagimet nga Washingtoni dhe Brukseli janë pasive në javët në vazhdim, ka të ngjarë që ai të vazhdojë me hapa drejt shkëputjes efektive.

- Një konflikt i ngrirë ose një shkëputje

Nëse, për ndonjë arsye, ai vendos të pezullojë shkëputjen për momentin, lideri serb i Bosnjës do ta kthejë Bosnjën në një konflikt të ngrirë. Duke minuar institucionet e nivelit shtetëror dhe duke ndërtuar Republikën Sërpska, Dodik po kërkon të tregojë se shteti boshnjak është jofunksional. Duke bllokuar funksionimin e tij, ai po e kthen politikën e vendit në një ngërç të përhershëm. Me fjalë të tjera, siç janë gjërat aktualisht, zgjedhja për të ecur përpara është midis së keqes dhe më të keqes: Një konflikt i ngrirë ose shkëputje.

Shndërrimi i Bosnjës në një konflikt të ngrirë i lejon Dodik-ut të diktojë dinamikën politike në vend. Tani që qëndrueshmëria e anëtarësimit të Bosnjës në BE është tërhequr dhe nuk ka gjasa të materializohet për të paktën një dekadë, ngërçi pengon më tej objektivin e vendit për t'u bashkuar me NATO-n.

Derisa politikanët serbë të Bosnjës mbështetën integrimin e vendit në NATO një dekadë më parë, kjo ka ndryshuar dukshëm. Tani, kundërshtimi publik ndaj NATO-s përcakton qëndrimin e udhëheqësve serbë të Bosnjës.

Dodik po kërkon gjithashtu ta kthejë Bosnjën në një kandidat të paqëndrueshëm për anëtarësim në NATO. Serbët e Bosnjës mund të mbështeten në Serbinë, e cila aktualisht është ushtarakisht neutrale, por që po ndërton aftësitë e saj. Kroatët e Bosnjës mund të mbështeten te Kroacia, e cila është një vend anëtar i NATO-s.

Kjo në mënyrë efektive do të thotë se kthimi i Bosnjës në një konflikt të ngrirë bllokon pranimin e Bosnjës në NATO dhe e lë popullsinë boshnjake, kampionët kryesorë të anëtarësimit në Aleancë, jashtë në të ftohtë.

(Autori është profesor në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës)

*Mendimet e shprehura në këtë artikull janë të vetë autorit dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht politikën editoriale të Anadolu Agency.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın