Didar Yüsra Dilruba Öz
10 Nëntor 2016•Përditësim: 10 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Ushtria e Turqisë ka goditur 92 objektiva të DEASH-it dhe PKK/PYD-së në pjesën veriore të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sulmet e sotme janë pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit” i nisur në muajin gusht që synon të pastrojë rajonin kufitar të Sirisë nga prania e terroristëve. Operacioni ka hyrë në ditë e 79-të.
Sipas njoftimit të ushtrisë, forcat opozitare siriane kanë marrë të mërkurën kontrollin e fshatit Ash Shaykh Alwan. Në deklaratë thuhet se “në përleshjet e së mërkurës, dy terroristë të DEASH-it u neutralizuan, një automjet bombë u shkatërrua, ndërsa katër luftëtarë opozitarë kanë rënë dëshmorë dhe shtatë të tjerë u plagosën."
Forcat opozitare të mbështetura nga Turqia ne veri të Sirisë kanë pastruar nga prania e DEASH-it mbi 1.500 kilometra katrorë, përfshirë 186 zona të banimi.