Gözde Bayar
20 Janar 2021•Përditësim: 20 Janar 2021
Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë sot shënoi përvjetorin e tretë të operacionit anti-terrorist të vendit përtej kufirit të saj jugor në veri të Sirisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke nderuar dëshmorët dhe veteranët e operacionit të vitit 2018 “Dega e Ullirit” i kryer për të "shkatërruar korridorin terrorist në jug të vendit", ministria shpërndau një video të posaçme të operacionit në Twitter.
Që nga viti 2016, Turqia ka nisur operacion të suksesshëm të trefishtë anti-terrorist përtej kufirit të saj në veri të Sirisë për të parandaluar formimin e një korridori terrorist dhe për të mundësuar vendosje paqësore të banorëve: Mburoja e Eufratit (2016), Dega e Ullirit (2018) dhe Burimi i Paqes (2019).
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është degë siriane e PKK-së.