Hatice Kesgin
23 Nëntor 2016•Përditësim: 23 Nëntor 2016
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë të martën kanë goditur nëntë objektiva të DEASH-it përfshirë katër strehimore dhe dy qendra të komandës dhe kontrollit në veri të Sirisë, bëhet e ditur në një njoftim të ushtrisë të lëshuar sot, raporton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët e Task Forcës së Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) të mbështetur nga Turqia, kanë vazhduar sulmet tokësore për të kontrolluar zonat në lindje dhe perëndim të qytetit Al-Bab.
Këto hapa janë pjesë e Operacionit “Mburoja e Eufratit”, i cili filloi në fundt të muajit gusht për të pastruar kufirin verior sirian nga terroristët. Sot shënohet dita e 92-të e operacionit.
Mbi 215 vendbanime, duke përfshirë më shumë se 1.800 kilometra katrorë (694 milje katrorë) të territorit në veri të Sirisë, janë pastruar nga terroristët e DEASH-it deri më tani në kuadër të operacionit.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan të martën tha se operacioni është dëshmuar i suksesshëm dhe se trupat e ULS-së kanë rrethuar Al-Bab.
Qyteti i kontrolluar nga DEASH-i shtrihet rreth 30 kilometra në jug të kufirit turk, edhe ULS-ja edhe PKK/PYD, që Turqia e ka në listën e organizatës terroriste, po luftojnë për shpartallimin e DEASH-it.