Turqia

Turqia ekstradon një tjetër terrorist të huaj

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se i ekstraduari në vendin e tij të origjinës është një kombëtar grek, i cili ishte i lidhur me grupin terrorist DEASH

Sena Güler  | 09.12.2019 - Përdıtësım : 09.12.2019
Turqia ekstradon një tjetër terrorist të huaj Foto: AA/Arhiv

Ankara

Turqia ka ekstraduar një terrorist tjetër të huaj në vendin e origjinës së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Turqisë njoftoi se i ekstraduari në vendin e tij të origjinës është një kombëtar grek, i cili ishte i lidhur me grupin terrorist DEASH.

Më herët gjatë ditës, ministria turke tha se që nga 11 nëntori deri më 9 dhjetor të këtij viti, gjithsej 71 anëtarë të huaj të DEASH-it u dërguan në vendet e tyre të origjinës.

“Pavarësisht se çka, ne do t’i kthejmë anëtarët e DEASH-it, ne nuk jemi hoteli i tyre”, tha muajin e kaluar Süleyman Soylu, ministri turk i Punëve të Brendshme.

Çështja e trajtimit të anëtarëve të DEASH-it dhe familjeve të tyre të arrestuar në Siri, përfshirë anëtarët e huaj të këtij grupi terrorist, ka qenë e diskutueshme me Turqinë që argumenton se terroristët e huaj duhet të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Ankaraja ka thënë se disa vende evropiane i refuzuan përpjekjet turke për t’i kthyer anëtarët e DEASH-it në vendet e tyre.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë të ditur se deri më tani Turqia ka deportuar 7.500 anëtarë të DEASH-it, duke shtuar se aktualisht në burget turke ndodhen 1.149 terroristë të DEASH-it.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.