Handan Kazancı
29 Shtator 2020•Përditësim: 29 Shtator 2020
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, sot me homologun e tij gjerman, Heiko Mass, diskutoi zhvillimet e fundit në përplasjen Azerbajxhan-Armeni dhe Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Çavuşoğlu dhe Mass realizuan bisedë telefonike.
Telefonata u realizua vetëm disa ditë pasi përplasjet shpërthyen në kufirin Armeni-Azerbajxhan, pasi Armenia filloi sulmet duke shkaktuar viktima civile.
Që prej sulmeve të dielën e kaluar, tensionet kanë vazhduar të përshkallëzohen me Azerbajxhanin që mbështetet nga Turqia.
BE, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar ndalim të menjëhershëm të përplasjeve përgjatë kufirit.
Marrëdhëniet midis dy shteteve ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Malësinë e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.
Gjithashtu në Mesdheun Lindor, tensionet janë duke u rritur për javë të tëra pasi Greqia ka kontestuar kërkimin e energjisë nga Turqia.