Zafer Arslan,Safiye Gören
12 Maj 2016•Përditësim: 12 Maj 2016
STAMBOLL (AA) - Në qarkun Samandira të Stambollit shpërtheu një automjet i parkuar gjatë kalimit të një automjeti ushtarak, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra, në afërsi të një kazerme ushtarake, shpërtheu një automjet i parkuar.
Njoftohet se gjatë kalimit të automjetit ushtarak ka shpërthyer një automjeti i parkuar dhe 5 persona janë dërguar në spital.
Pas shpëthimit në vendngjarje kanë arritur një numër i madh i ekipeve të policisë dhe janë marrë masat e sigurisë.