Sibel Uğurlu
10 Maj 2019•Përditësim: 12 Maj 2019
Një gazetar i Anadolu Agency (AA) u zhduk pasi u rrëmbye nga një ortek në verilindje të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Abdulkadir Nişancı, gazetar i agjencisë turke të lajmeve, po mbulonte punimet e ndërtimit të rrugëve në malin Soğanlı, që ndodhet mes rajonit verilindor Bayburt dhe provincës Trabzon, në lartësinë prej 3.500 metra.
Ekipet e Autoritetet të Administrimit të Katastrofave dhe Emergjencave të Shtetit (AFAD) dhe ndihmësit u dërguan në zonë.