Durmuş Genç
13 Maj 2017•Përditësim: 14 Maj 2017
MUGLA (AA) - Në aksidentin rrugor në rrugën rajonale Mugla-Antalia në Turqi, humbën jetën 23 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Aksidenti ndodhi kur një minibus humbi kontrollin dhe u rrokullis në anën e kundërt të rrugës. Në aksident janë plagosur 11 persona.
Në vendngjarje janë dërguar një numër i madh i autoambulancave, ekipeve zjarrfikëse dhe të Mbrojtjes civile. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Marmaris dhe Mugla.
Në autobusin i cili u nis në mëngjes nga Izmiri drejt Marmarisit, udhëtarët kryesisht kanë qenë gra dhe fëmijë.
Amir Çiçek, guvernator i Mugla-s për AA konfirmoi se numri i viktimave ka shkuar në 23 ndërsa 11 janë të plagosur. Ai tha se në minibus ndodheshin turistë vendas.
Është mbyllur rruga në pjesën ku ka ndodhur aksidenti.
Erdoğan ngushëllon familjet e viktimave në aksidentin rrugor
Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ngushëlloi familjet e viktimave nga aksidenti i sotëm i trafikut.
Të plagosurve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.
"Besoj se institucionet tona me shpejtësi do të marrin masat e nevojshme për të parandaluar fatkeqësi të tilla", tha Presidenti Erdoğan.