Dilan Pamuk
27 Dhjetor 2020•Përditësim: 27 Dhjetor 2020
Një ushtar turk u martirizua nga një ortek në provincën juglindore të vendit Hakkari, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ushtarët ishin duke punuar për të pastruar borën nga rruga afër bazës ushtarake kur orteku goditi vendin.
Deklarata tha se dy ushtarë ishin bllokuar në ortek. Njëri nga ushtarët u shpëtua dhe u dërgua në spitalin shtetëror por tjetri nuk mundi të mbijetonte.
Idris Akbıyık, guvernatori i Hakkari-t, tha se ushtari ishte lënduar rëndë dhe iu nënshtrua dëmtimeve të tij, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet mjekësore.
Akbıyık tha se 37 persona të specializuar të personelit dhe trupat e xhandarmërisë janë duke punuar për të shpëtuar ushtarin tjetër.
"Mëshira e Allahut qoftë mbi ushtarin që humbi jetën në këtë incident që na shkaktoi një pikëllim dhe trishtim të thellë dhe ne i shprehim ngushëllimet tona familjes së tij të pikëlluar, Forcave të Armatosura Turke dhe kombit tonë fisnik", tha ministria.